Andrea Pirlo: Gjermanët na kanë frikën

Mesfushori italian, Andrea Pirlo, beson që kombëtarja e tij mund ta kalojë Gjermaninë në gjysmëfinale të Euro 2012, ndërsa thotë se gjermanët kanë frikë nga Azzurrët. “Ata na kanë frikën. Ata e dinë se ne mund të shkaktojmë probleme. Është e njëjta dëshirë sikur në vitin 2006. Ne jemi në nivel me Spanjën”.

“Gjermania është një skuadër e fortë në të gjitha pjesët e fushës dhe këtë e kanë dëshmuar me rezultatet e deritanishme në Evropian”.

“Pres një ndeshje të bukur. Është një skuadër e fuqishme, por ne e dimë se mund t’i mposhtim. I kemi studiuar sot dhe do ta bëjmë të njëjtën në dy ditët e ardhshme”, ka deklaruar mesfushori i Juventusit në një konferencë për media./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button