MPJ-Reaguam ndaj Greqisë për targat

Vazhdon lufta diplomatike mes Maqedonisë dhe Greqisë në lidhje me rastin që e bëri publik Portalb me ngjitësen FYROM në targat e reja të Maqedonisë.  Ministria e Punëve të Jashtme dje pasdite ka përgënjeshtruar deklaratën e ambasadores greke, ?lexandra Papadopoulou se nuk ka marrë asnjë reagim përmes kanaleve diplomatike nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë në lidhje me rastin. 

“Ministria informon se me letër nga Konzullata jonë në Selanik nga data 22 e këtij muaji, është kërkuar nga autoritetet doganore greke arsyetim për praktikën kontestuese me ngjitëset. Në përgjigjen, e cila është marrë dje, pala greke ka theksuar se ngjitja e afisheve në automjetet e qytetarëve të Maqedonisë që i kanë në targa shenjën MK zbatohet dhe ende po zbatohet në bazë të urdhëresës nga Ministria greke e Financave dhe në pajtim me marrëveshjen midis dy vendeve nga shtatori i vitit 1995, gjegjësisht në pjesën e lirë të dritares së pasme të automjetit” shkruhet në notën e protestës të MPJ duke informormuar se edhe mëtej do t’i ndjekin ndodhitë dhe do të ndërmarrin masa adekuate.

Në kumtesë gjithashtu shkruhet se MPJ ka kërkuar nga Papadopoulou  menjëherë të ndërpritet praktika jolegjitime dhe thekson se sjellja e këtillë e organeve kufitare greke është në kundërshtim me Memorandumin për masa praktike nga viti 1995 e cila i dedikohet implementimit të Marrëveshjes kohore me të cilat lehtësohet lëvizja e njerëzve dhe mallit.

“Në pajtim me Memorandumin “gjatë hyrjes së automjeteve private në Republikën e Greqisë organet greke mundet që në dritaren e përparme dhe pasme të ngjesin afishe jo më të madhe se shenja e posaçme në përdorim për transportin ndërkombëtar (ngjitëse ovale ndërkombëtarisht të standardizuara)”. Memorandumi nuk parashikon masa lidhur me targat. MPJ-ja e Maqedonisë reagon edhe në përdorimin e akrinimit IRJM në afishet që i ndajnë organet kufitare greke, e cila gjithashtu nuk është në pajtim me Marrëveshjen kohore “ theksojnë nga MPJ./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button