Georgievski: Regjistrimi u ndërpre për shkak të rënies drastike të numrit të maqedonasve

Në një tubim me qytetarët e Manastirit ku merrnin pjesë liderët të koalicionit të partive të vogla “Për Maqedoni demokratike” kryetari i VMRO-Partisë Popullore, Lubço Georgievski deklaroi se popullata maqedonase po përballet me katastrofë demografike. 

Qeveria prolongoi regjistrimin e popullsisë jo për shkak të shqiptarëve, por për shkak të maqedonasve, për shkak se u përballëm me fotografinë reale të katastrofës demografike, tha Georgievski para manastirasve.

“Viteve të fundit për çdo vit kemi rënie prej 6 për qind të lindjeve të reja. Për çdo vit po zvogëlohet numri i nxënësve fillorist prej 1.000 deri në 2.000. Në vitin 2000, nxënës maqedonas që janë regjistruar në klasën e parë kanë qenë 31 mijë, ndërsa vitin e kaluar 19 mijë, tha Georgievski. 

Gruevski tha se partitë e djathta opozitare me Cërvenkovskin i ka afruar vet Gruevski, që sipas tij ka okupuar VMRO-DPMNE-në historike, ndërsa pushtetin e tij e quajti diktaturë. Ai tha se mediat televizive siç janë Sitel, Kanal 5 dhe MTV-ja janë megafonë të Gruevskit, ndërsa ka konstatuar se më shumë demokraci, hapësirë informimi dhe debate ka pasur në vitet e fundit të komunizmit në ish-Jugosllavi, se sa gjatë gjashtë  viteve të fundit në Maqedoni nën udhëheqjen e Gruevskit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button