Ndërtimin e bibliotekës, qendrave kulturore dhe rinore në Çair e pengon ndryshimi i planit urbanistik

Banorët e Komunës së Çairit, thuajse një vit presin fillimin e projekteve të premtuara për bibliotekën komunale, shtëpinë e kulturës ose qendrën rinore, megjithatë Visar Ganiu i ka duart e lidhura pasi që nuk është ndryshuar plani urbanistik.

Pengesa për realizimin e projekteve madhore në Komunën e Çarit është procedura e planit urbanistik, i cili duhet ndryshuar dhe siç duket kjo do të zgjat për një kohë. Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu në intervistën e tij për Portalb.mk tha se pa u përfunduar ndryshimi i planit urbanistik projektet e premtuara nga vet ai nuk mund të fillojnë që të realizohen.

Zëdhënësi i komunës, Kushtrim Alla thotë për Portalb.mk se procedurat për ndryshimin e planit urbanistik në këtë komunë tani më kanë filluar.

“Procedurat për ndryshimin e planit urbanistik në lagjen Seravë nga të cilat varet edhe realizimi i disa projekteve madhore ka filluar. Operatori ekonomik i përzgjedhur pas realizimit të procedurës ligjore për furnizime publike po i zbaton të gjitha detyrimet ligjore për zbatimin e ndryshimeve”, tha për Portalb, Alla.

Kurse sa i përket afatit të përfundimit të procedurave, Alla tha se varet nga miratimi i ndryshimeve edhe nga ana e organeve adekuate shtetërore që duhet të japin lejen.

“Sa i përket afatit të përfundimit të këtyre procedurave, ai varet nga miratimi i ndryshimeve edhe nga ana e organeve adekuate shtetërore që duhet të japin lejen. Në momentin që do të përfundojë procesi i iniciuar do t’ju informojmë”, tha Alla.

Disa nga projektet të cilat nuk mund të realizohen pa u bërë ndryshimi i planit urbanistik janë edhe ndërtimi i bibliotekës komunale, shtëpisë së kulturës ose qendrës rinore, të cilat do të realizohen me buxhetin komunal.

“Biblioteka komunale, Shtëpia e kulturës ose Qendra rinore do të bëhen me buxhetin e vetë komunës. Ato janë lidhur me afate për procedurat sepse duhet të bëhet ndërrimi i planit urbanistik për të cilin është angazhuar agjencia”, tha Ganiu në intervistën për Portalb.mk.

Nga ana tjetër banorët e kësaj komune pothuajse një vit presin fillimin e një prej projekteve madhore që u premtua nga kjo komunë, por si duket duhet të presin ende që një projekt i tillë të fillon dhe me shpresë të përfundojë gjatë mandatit të kryetarit aktual.

Ndërkaq kryetari i komunës së Çairit, Visar Gani gjatë fushatës së tij parazgjedhore premtoi shumë gjëra lidhur me përmirësimin e kushteve të kësaj komune, e cila për vite të tëra është lënë në mjerim dhe në kaos të vërtetë.

Intervistë me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu: realizimi i disa projekteve nuk varet nga ne (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button