Zaevi deri te diaspora: Nëse e doni shtetin, dilni në referendum
Kryeministri Zoran Zaev, sot është takuar me përfaqësuesit e diasporës nga Maqedonia në Itali, Zvicër, Luksemburg, Gjermani, Slloveni, Kroaci, SHBA, të cilët kanë shprehur mbështetje për politikat qeveritare për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE, kumtojnë nga Qeveria, njofton Portalb.mk.
Në takim është biseduar për më shumë çështje aktuale, në mesin e të cilave edhe për rëndësinë e referendumit për çështjen e emrit që do të mbahet më 31 shtator të këtij viti.
“jam i sigurt që në referendum do të konfirmohet vendimi për ardhmërinë euro-atlantike të Maqedonisë, i cili do të sjellë edhe jetë evropiane në Maqedoni dhe stabilizim dhe siguri. Ju ftoj, nëse e doni shtetin, të dilni në referendum dhe me atë ju si diasporë, do të jepni kontribut të rëndësishëm në këtë moment historik për përparim”, tha Zaev.
Kryeministri dhe përfaqësuesit e diasporës kanë folur edhe për përfitimet nga procesi reformues në shtet, nga vendosja e marrëdhënieve të mira me fqinjët dhe për integrimet euro-atlantike.