Komuna e Sarajit me përparime, por ende larg që të jetë transparente
Në uebfaqen e Komunës së Sarajit ka publikuar të dhënat e përgjegjësit për marrëdhënie me publikun, buxhetin e realizuar, organogramin, dhe përbërjen e komisionit të këshillit komunal, njofton Portalb.mk.
Megjithëse me përparime në fushën e tranparencës komunale, Saraji vazhdon të jetë ndër më jotransparentja për shkak se i mungojnë të dhënat për shpenzimet komunale, të kryetarit të komunës, Blerim Bexheti dhe të udhëheqësve të sektorëve komunale.
Komuna e Sarajit nuk ka publikuar as të dhënat e këshilltarëve komunal – emrat mbiemrat, numër kontakti dhe e-mail adresat.
Megjithatë, këto ishin premtimet që kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti i dha në emisionin “Debat përnime në Saraj”.
- LEXO: Struga rrugës për t’u bërë transparente, shumicën e dokumenteve i ka të publikuara (VIDEO)
- LEXO: Fatmir Dehari në mënyrë të pjesërishme i ka publikuar dokumentet (VIDEO)
- LEXO: Visar Ganiu nuk mban premtimin, ende nuk ka vendosur informatat në uebsajt
- LEXO: Kryetari i Dibrës nuk e mban premtimin, mungojnë dokumentet në uebfaqe (VIDEO)
- LEXO: Transparenca komunale, Gostivari përmbushi premtimin parazgjedhor