Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale dhe me erë të dobët kryesisht nga drejtimi verior. Indeksi UV do të jetë 8.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë midis 13 dhe 19 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri 37 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të jetë 17 ndërsa maksimalja e ditës 34 gradë Celsius.

Vijon periudhë e motit me diell dhe të ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Të enjten do të ketë kushte për shi lokal afatshkurtër dhe paraqitje të bubullimave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button