Qeveria: Nuk është luks furnizimi i automjeteve, janë bërë kursime

Qeveria kumtoi se procedura për furnizimin e 45 automjeteve të reja, përmes lizingut operativ apo qiramarrjes afariste, është zhvilluar publikisht dhe se pa asnjë shpenzim plotësues shteti në muaj do t’i kursejë mbi 700 euro për një automjet, në krahasim me çmimin e automjeteve të furnizuara në vitin 2015 dhe në vitin 2012.

“Tenderi, në të cilin patën të drejtë të paraqiten të gjitha kompanitë e interesuara automobilistike, ishte i hapur për një muaj e gjysmë. Gjithashtu, pas përfundimit të afatit, kompanitë patën mundësi në periudhë prej pesë ditësh të dorëzohen ankesa dhe vërejtje”, kumtoi sonte pres shërbimi qeveritar, transmeton MIA.

Siç theksohet, është duke u bërë furnizimi i automjeteve të reja pasi që në shtator të këtij viti skadon marrëveshja trevjeçare për huazimin e automjeteve motorike përmes lizingut, të dakorduar më 9 shtator të vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button