Në Çerkez të Kumanovës, nisin punimet për ndërtimin e sallës së sportit

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe Oliver Spasovski, ministrat Arbër Ademi dhe Sadullah Duraku sot kanë shpallur nisjen e punimeve për ndërtimin e  sallës sportive të re në shkollën fillore “Jeronim De Rada” në vendbanimin Çerkez të Kumanovës, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe drejtori i shkollës “Jeronim De Rada”, Haki Hakiu ishin nikoqir të ngjarjes.

“Ndërtimi i këtij objekti kapital ka një rëndësi të madhe në Çerkez, sepse do të mundësojë kushte për sportim, aktivitet fizik dhe shprehi të shëndetshme për 520 nxënës të cilët vijojnë mësimin në këtë shkollë. Më gëzon fakti që nxënësit dhe mësimdhënësit më nuk do të mbajnë orën e edukatës fizike në oborrin e shkollës edhe gjatë kohës së dimrit, por se përfundimisht do të fitojnë sallë sportive bashkëkohore me 650 metra katror dhe me mjete rekuizite më moderne, ku të rinjtë dhe fëmijët do të mund të ushtrojnë më shumë sporte”, ka thënë Zaev.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ka porositur se perspektivat evropiane të Maqedonisë janë hapur, dhe me këtë në shtet krijohen mundësi për shfrytëzim të më shumë mjeteve nga fondet evropiane për rikonstruim dhe ndërtim të shkollave në Maqedoni.

Sipas Osmanit, ndërtimi i sallës së sportit, siguron ardhmëri më të mirë, sepse hapen vende të reja të punës dhe rritet cilësia e jetës së qytetarëve.

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi ka njoftuar se në rrjedhë janë ndërtimi i 145 sallave të sportit në më shumë vende të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button