Atletico mund Arsenalin në “Champions Cup”

Pa shumë yje të skuadrave respektive që enden akoma në dallgët e detit për shkak të impenjimit në botërorin rus, Atletico e Madridit dhe Arsenali nuk e humbën shkëlqimin në sfidën mes tyre në “Champions Cup”, njofton TCH.

Në turneun veror luksoz të miqësoreve, 90 metra minutëshi mes tyre përfundoi në barazim 1-1 dhe nga pika e bardhë e penalltive u imponuan spanjollët.

Atletico e Madridit kishte mungesën e 10 futbollistëve titullarë por sërish gjeti e para rrugën e rrjetës me një formacion që është pak ta quash eksperimental. Vieto i dha epërsinë ekipit iberik me një gol me kokë pasi u tregua i aftë të çmarkohej në krosimin e Angel Korrea. Në fraksionin e dytë trajnerët aplikuan që të dy ndryshimin e portierëve, Adan në vend të Oblak dhe eh në vend të Leno. Emil Smith Ou, 17-vjeçari i talentuar i Arsenalit dribloi 3 lojtarë para se të barazonte rezultatin.

Skuadra londineze ende në fazë revolucioni pas largimit të trajnerit Venger, u duk inferiore ndaj spanjollëve. Në goditjet nga 11-metrat, vendimtar ishte portieri Adan që priti 3 penallti dhe shënoi golin final që i dha suksesin Atleticos.

Si për ironi të fatit në ndeshjen e ardhshme Arsenal do të luajë ndaj Paris Sën Zhermen, me trajnerin Emeri’ që do përballet me ish ekipin e tij, dy muaj nga largimi prej parizienëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button