Cilat klube i ka refuzuar Lorik Cana?

Lorik Cana gjatë një intervistë për mediat italiane, ka zbuluar se përpara se të vishte fanellën e Lazios, ai kishte refuzuar disa skuadra me emër.

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, ka thënë se i pëlqen shumë Seria A, dhe kjo ishte arsyeja kryesore qe ai nuk pranoi ofertat e Blackburn, Dinamo Moscow, Zenit  dhe Tottenham, por zgjodhi fanellën e Lazios.

“Zgjodha Lazion sepse kisha shumë miqë shqiptarë këtu, dhe ambientimi do të ishte shumë i lehtë”, ka thënë Cana.

Cana momentalisht po luan rolin e ndërmjetësit për afrimin e mikut të tij nga Trabzonspori i Turqisë, Burak Yilmaz. “Unë i thashë Yilmaz dhe agjentit të tij se Roma është fantastike dhe jetohet shume mirë. Liga italiane është e madhe dhe nëse ai do të trajnohet në mënyrë të drejtë do ti bëjë shumë mirë. Është një sulmues i jashtëzakonshëm dhe me nuhatje për gol, shpresoj të vij pasi kam shumë dëshirë të luaj me të. Në ligën turke ka bërë gjëra shumë të rëndësishme”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button