Gruevski nesër në drekë me Putinin

Kryeministri Nikolla Gruevski është ftuar për drekë nga ana e presidentit rus Vlladimir Putin në kuadër të Forumit për prezantimin e mundësive investuese dhe volitshmërive të cilat i ofron Republika e Maqedonisë atje.

Njëherësh në margjinat e këtij Forumi të organizuar nga ana e presidentit marrin pjesë më shumë se 30 politikanë, kryeministra e ministra. Por, edhe pse kjo ngjarje ka këtë domethënie, aty do të marrin pjesë vetëm 4 mes të cilëve do jetë edhe kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski.

Ky forum i cili nga viti në vit më shumë rritet është njëri nga më respektabilët në botë nga sfera e ekonomisë dhe biznesit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button