Kumanovë, Damjanovski kandidohet për mandatin e tretë

Kryetari aktual i Kumanovës, Zoran Damjanovski, nga partia e tij LSDM ka marrë kandidaturën edhe për një mandat (të tretin) për kryetar të Kumanovës.

Ndonëse nga organizatat vendore të LSDM-së në Kumanovë, përpos Damjanovskit kanë paraqitur edhe kandidaturat e kryesuesit të këshillit komunal Viktor Cvetkovski dhe këshilltarit Maksim Dimitrievski, megjithatë vetë lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski ka qenë ai që ka vendosur për kandidaturën e Damjanovskit, me arsyetim se në të gjitha anketat e mbajtura Damjanovski gëzon rejting të madh.

Damjanovski edhe zyrtarisht pritet të nominohet për kryetar të Kumanovës për herë të tretë në mitingun e paralajmëruar për ditën e diel. 

Ndryshe nga partitë e kampit politik maqedonas, në Kumanovë për momentin  nuk vërehet ndonjë aktivitet që ka të bëjë me zgjedhjet e ardhshme vendore në Maqedoni tek partitë e bllokut politik shqiptar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button