Miratohet plani financiar i RTVM

Shumica parlamentare e miratoi planin financiar të Radiotelevizionit maqedonas, i cili planifikon që deri në fund të vitit të harxhojë 21 milionë euro për programin e tij, buxhet ky i cili paraqet rreth 170 për qind më shumë të holla se sa vitin e kaluar. 

Nga LSDM-ja nga ana tjetër, shprehen se ky plan është jo real dhe se këto të holla janë në funksion të partive qeverisëse.

“Me siguri që puna ka ngecur aq shumë saqë parashihen 1.000 për qind më shumë të holla krahasuar me vitin e kaluar për pastrim kimik dhe 900 për qind më shumë për uniforma pune”, deklaroi deputeti Jani Makraduli./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button