Elvana Gjata, feston pas fitores në DWS

Një tjerër sukses është shtuar tashmë në karrierën e Elvana Gjatës dhe kjo është fitorja në spektaklin “Dancing With the Stars”. Menjëherë pas fitores këngëtarja ka festuar me miq, kolegë dhe të afërm këtë sukses të sajin.

Në çdo fotografi Elvana ka qenë shumë e qeshur dhe ka qëndruar shumë pranë miqve të saj. Bukuroshja ka veshur një bluzë të zezë të tejdukshme dhe një palë pantallona të shkurtra xhins dhe duket perfekt. Shohim që pranë saj është bashkëpunëtori i saj, Florian Mumajesi, stilisti Ardi Asllani, Xhani Shqerra, Klajdi Haruni, etj. Megjithatë sfidat për këngëtaren nuk mbarojnë këtu, së shpejti ajo do të marr pjesë në “Balkan Music Award”, ku do të jetë e para këngëtare që përfaqëson Shqipërinë në këtë garë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button