Strugë, për Podgorcën vendoset javën e ardhshme

Edhe pse u proklamua prej ditësh se gjatë seancës së sotme Këshilli komunal i Strugës do të marrë vendimin për çështjen e paraleleve shqipe të Podgorcës, një gjë e tillë me propozim edhe të këshilltarëve u shty për ditën e mërkurë të javës së ardhshme.

Kjo shtyrje që u bë në fund të seancës edhe pse u tha se bëhet që për këtë problematikë të sillet një vendim i matur, është e qartë që ky prolongim u bë nga frika se ky propozim nuk do të kalonte për shkak të mungesave në radhët e këshilltarëve shqiptarë.

Me këtë propozim parashikohej që paralelet në gjuhën shqipe të Podgorcës të funksionojnë deri në klasën e pestë në Podgorcë ndërsa juridikisht ato do të varen nga Shkolla e Llabunishtit. Ndërkohë të zgjedhurit e qytetarëve të Strugës, seancën e 40-të me radhë e filluan me pyetje dhe sugjerime për administratën lokale. Në këtë seancë, Këshilli nuk miratoi as propozimin e “Proaqua” për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm për këtë propozim votuan shtatë këshilltarë ndërsa tetë ishin kundër. 

Pas këtij vendimi të këshillit, Drejtori i ”Proaqua”, Vait Ajro potencoi se me këtë pozicionim të Këshillit gjendja në Proaqua do vështirësohet edhe më tutje dhe përgjegjësia do të bjerë te Këshilli. Një pikë që ngjalli debat ishte edhe programi për mbështetjen financiare të organizatave joqeveritare ,kulturore dhe sportive e cila u mbështet. Gjithashtu këshilltarët struganë miratuan edhe një sërë çëshjesh të karakterit lokal, si raportet financiare të disa Ndërmarrieve publike dhe çështje të tjera./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button