Hapet kampi veror ushtarak

Sot u hap “Kampi Veror 2012” në Qendrën për stërvitje “Pepelishte”, ku përveç tjerëve, mori pjesë edhe zëvendës ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Emil Dimitriev.

„Kjo është një mundësi e shkëlqyer për liderët e ardhshëm ushtarak të ndjejnë sfidat në punë me përbërje shumëkombëshe, diçka që me siguri do të jetë e pranishme në punën e tyre të ardhshme në misionet e NATO-s “, tha në fjalimin e tij hyrës zëvendës ministri i mbrojtjes.
Pjesëmarrës në kampin që mbahet për tre vite me radhë janë kadetët nga Republika e Maqedonisë, nga Bullgaria, Mali i Zi, Kosova, Mbretëria e Bashkuar dhe nga Turqia, si dhe studentë nga disa universitete shtetërore dhe private të Republikës së Maqedonisë.

Në këtë drejtim, zëvendës ministri Dimitriev theksoi se „përmes përfshirjes së komponentit ushtarako-civil, “Kampi Veror – 2012” ka për qëllim të mundësojë që pjesëmarrësit pjesërisht të ndjejnë ndërlikueshmërinë e bashkëpunimit midis komponentëve civil dhe ushtarak në një mjedis me aktivitete  të këtilla, dhe njëkohësisht tek liderët e ardhshëm ushtarak dhe civil të krijohet një pasqyrë e qartë për qëllimet themelore të cilat i vendos siguria bashkëpunuese si pjesë e konceptit të ri strategjik të NATO-s.“
Kampusi, i cili do të zhvillohet nga 19 deri 29 qershor është organizuar nga Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” dhe mbështetur nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabit i Përgjithshëm i ARM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button