Është djegur tërësisht një veturë në autostradën Shkup-Tetovë
Sot rreth orës 11:00 një veturë është përfshirë nga zjarri dhe është djegur tërësisht, njofton Portalb.mk.
Përderisa 50-vjeçari nga Reçica e Madhe e Tetovës kanë qenë duke shkuar me veturën e tij në Shkup, në rrugën magjistrale Tetovë-Shkup afërsi të fshatit Rogle, vetura e tij në pjesën e parme është përfshirë nga flakët, ndërsa për një periudhë shumë të shpejtë zjarri e ka kapluar tërë veturën.
A.Z. dhe bashkudhëtarët e tjerë kanë arritur të dalin nga vetura pa marrë lëndime trupore, ndersa kur kanë arritur zjarrfikësit vetura ka qenë e djegur në tërësi, ndërsa ata e kanë larguar.
Ekipet e SPB Tetovë kanë dalë në terren dhe janë duke i hulumtuar shkaqet e rastit.