Pakoja e ligjeve nga takimi liderëve sot miratohen në Kuvend, referendumi të shtunën

Pakoja që përmban tri ligjet që dolën nga takimi i liderëve sot do të kalojnë në Kuvendin e Maqedonisë, ndërkohë që referendumi mbetet për të shtunën, njofton Portalb.mk.

Ligji për financim të partive politike, ligji për zgjedhjen e përbërjes së Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe ligji për qeverinë ku hynë edhe qeveria teknike sipas marrëveshjes së Përzhinos, sot me fillim prej ora 18:00 do të jenë në seancë plenare në Kuvendin e Maqedonisë.

Kjo pako ligjore pa diskutim do të kalojnë fillimisht në komisionet amë, ndërkohë që të njëjtat priten të votohen sot në seancë plenare.

Që të realizohet tërësisht marrëveshja e arritur ndërmjet liderëve politik në Maqedoni, në Kuvendin e Maqedonisë duhet të kalojë edhe referendumi. Referendumi parashihet për të shtunën.

Nga opozita shqiptare, anëtari i KSHZ-së do t’i takojë Bilall Kasamit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button