Turqi, policia arreston një të dyshuar për fshehje të drogës në stomak

Policia në aeroportin Ataturk të Stambollit ka arrestuar një shtetas gjerman, i cili përpiqej të kontrabandojë kokainën e fshehur në kapsula në stomakun e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia lëshoi imazhe me rreze X të të dyshuarit, i cili arriti në Turqi nga Venezuela, duke treguar 45 kapsula që kishte gëlltitur të mbushura me gati 1.3 kilogramë kokainë.

Një burim policor, i cili foli në kushte anonimiteti, bëri të ditur se personi i arrestuar u dërgua në paraburgim pas mbërritjes në aeroport.

Njoftohet se kapsulat janë larguar nga trupi i tij, ndërsa një gjykatë e dërgoi të dyshuarin për kontrabandë të kokainës në burg në pritje të gjykimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button