Turqi, kapen 44 emigrantë në tentim për kalim ilegal në Evropë

Në afërsi të provincës perëndimore Kirklareli në Turqi janë kapur 44 emigrantë të cilët u përpoqën të kalojnë ilegalisht kufirin, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e xhandarmërisë turke zbuluan një grup njerëzish të cilët ishin përgatitur që nëpërmjet rrugëve ilegale të kalojnë në Evropë. Ata u kapën pranë urës Kofcaz, nga ku kishin planifikuar të kalojnë në Bullgari.

Emigrantët e kapur ishin nga Afganistani, Pakistani, Irani, Iraku dhe ata iu dorëzuan Qendrës lokale për kthimin e të huajve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button