Delawie: Injoroni lajmet e rreme
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie ka përgënjeshtruar lajmet se ai ka thënë se çështja e ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve me Serbinë, janë pjesë e bisedimeve politike në Bruksel.
Ambasadori Delawie kishte dhënë një intervistë ku kishte folur për arritjen e një konsensusi, në mënyrë që Kosova të arrijë qëllimet e saj në dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, transmeton REL.
Deklaratat e amabsadorit Delawie ishin interpretuar në mënyra të ndryshme nga mediat në Prishtinë
“Injoroni lajmet e rreme. Ja çfarë kam thënë: Kosovës i duhet që të gjejë se cilat janë qëllimet e saj, i duhet të tentojë të arrijë një lloj konsensusi për këto qëllime, dhe pikërisht në këtë gjë unë jam i fokusuar tani”,ka shkruar Delawie në Twitter.
Ignore the fake news. Here’s what I said, “Kosovo needs to figure out what its goals are, it needs to try to achieve some kind of consensus on those goals, and that is what I am focusing on right now.” Read my interview on @RubikonKTV for yourself: https://t.co/iLZe8jKKFF
— Amb. Greg Delawie (@USAmbKosovo) July 20, 2018