Tramp siguroi 33 milion dollarë për fushatën presidenciale në vitin 2020

Në llogarinë bankare të presidentit amerikan Donald Tramp  për fushatën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vitin 2020,  tashmë janë 33 milion dollarë, pohoi portali informativ “Politiko”.

Këto mjete, që kanë qëndruar në llogarinë e Trampit që nga fundi i qershorit, përkatësisht dy vite e gjysmë para zgjedhjeve, i japin Trampit përparësi të madhe para cilitdo kandidati tjetër.

“Politiko” vlerëson se me këto përgatitje të Trampit për organizimin e fushatës së madhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, favor do të kenë kompanitë të cilat janë të lidhura me presidentin amerikan dhe me menaxherin e shtabit të tij zgjedhor Bred Parskejl.

Në një intervistë të mëparshme për “Mejl on Sandej” britanike, Tramp paralajmëroi se planifikon të kandidohet për rizgjedhje në vitin 2020.

“Tërësisht e planifikoj atë. Si duket të gjithë duan ta bëj atë”, deklaroi republikani Tramp në intervistë duke shtuar se tani për tani ” nuk sheh askënd nga Partia Demokratike i cili mund ta fitojë në vitin 2020″.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button