35 kg drogë në makinë, arrestohet një shqiptar në Itali (VIDEO)

Nuk i ndaloi sinjalit të policisë në autostradë, por u bllokua pak më vonë me drogë, në bordin e një makine “Fiat Croma”.

Kështu u kap një shqiptar në Itali në provincën e Ragusa, me 35 kilogramë në makinë, lëndë narkotike e cila me vlerë tregu shkon 350 mijë euro.

I arrestuari është Krenar Neziraj 49 vjeç, nga Vlora, i cili u arrestua pasditen e kësaj të hëne, pas një ndjekje nga policia.

Nga kontrolli i parë në makinë nuk u gjet gjë, por agjentët nuk u ndalën.

Pavarësisht se Neziraj ishte me dokumente të rregullta, mbeti e paqartë arsyeja e arratisë së tij.

Teksa policia po kontrollonte makinën, 49-vjeçari tentoi të arratisje me vrap, por u kap dhe prangos.

Për të vijuar kontrollin e thelluar në mjet, policët e çuan Neziraj në komisariat, ku poshtë sediljeve dhe tapicerisë së makinës, ishin fshehur 35 kilogramë drogë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button