Gjatë pasdites, pritet shi i rrëmbyeshëm në Maqedoni

 Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare, pasdite do të ketë reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut, posaçërisht në pjesët lindore. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 19 gradë, ndërsa e ditës prej 27 deri në 33 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me kushte për paraqitje lokale të reshjeve afatshkurtra të shiut në luginën e Shkupit. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura do të arrijë 18 deri në 32 gradë Celsius.

Deri të premten do të vazhdojë të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Të premten në orët e pasdites do të ketë reshje të rrëmbyeshme lokale  të shiut dhe bubullima, posaçërisht në lindje dhe pjesët malore. Gjatë fundjavës në disa vende moti do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima dhe do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore që do të shkaktojë rënie të temperaturave për disa gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button