Tramp: Bisedimet me Phenianin ecin në drejtim të mirë

Presidenti amerikan Donald Tramp sot vlerësoi se bisedimet me Phenianin po lëvizin në drejtim të mirë.

“Biseda shumë të mira me Korenë e Veriut – po ecën mirë ” shkroi Tramp në Tuiter.

Deklarata e tij vjen disa ditë para vizitës të sekretarit shtetëror Majk Pompeo në Korenë e Veriut. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders mbrëmë paralajmëroi se Pompeo të enjten do të udhëtojë në Korenë e Veriut në bisedime për denuklearizimin e Gadishullit Korean me liderin e Koresë së Veriut Kim Xhong-un.

Ajo do të jetë vizita e tretë e Pompeo-s në Korenë e Veriut.

Tramp dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Xhong-un më 12 korrik në Singapor nënshkruan dokument me të cilin obligohen të punojnë “ndaj denuklearizimit të plotë të Gadishullit korean”.

Në dokument theksohet se dy liderët do të bashkojnë përpjekjet “për ndërtimin e një regjimi të qëndrueshëm dhe paqësor” të Gadishullit korean.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button