Pas eliminimit, ja çfarë thotë portieri që dështoi me Argjentinën në Botëror
Willy Caballero është ndër të paktët lojtarë të Argjentinës që ka folur pas humbjes nga Franca në Kupën e Botës.
Kombëtarja e Argjentinës u mposht 4:3 nga Franca, duke dështuar të arrijë çerekfinalen.
Caballero që ka qenë figura tragjike e Argjentinës në këtë botëror në ndeshjen ndaj Kroacisë, në llogarinë e në Instagram, i ka bërë thirrje bashkëlojtarëve dhe popullit argjentinas të mbajnë kokën lartë pas daljes nga Kupa e Botës.
“Ne duhet t’i themi lamtumirë Kupës së Botës”, nis shkrimi i Caballero, përcjell Lajmi.net.
“Faleminderit për tifozët që kishin ngjyrosur me blu stadiumin dhe gjithë përpjekjet që bënë”.
“Ekipi dha gjithçka deri në sekondën e fundit, ‘vdiq’ në këmbë, kokën lartë”