Çdo shtetas i Shqipërisë, lind me borxh prej 3 mijë eurove

Pavarësisht nismës së qeverisë shqiptare për uljen e borxhit publik përsëri ai mbetet një shqetësim për ekonominë.

Ekspertët nga kjo fushë thonë se Shqipëria renditet në listën e vendeve problematike pasi borxhi nuk përdoret për të stimuluar rritjen ekonomike por për të mbuluar gropat në të ardhurat buxhetore. Ardian

Eksperti Ardian Civici, ish anëtar  i Këshillit Mbikëqyrës  të Bankës Qendore në Shqipëri, thotë se çdo shqiptar që lind aktualisht ka 3 mije euro borxh ndërsa e cilëson të vështirë sfidën për të ulur borxhin nën 60 për qind.

“Çdo shqiptar sot ka aktualisht rreth 3 mijë euro që kur lind. Pra relativisht në raport me numrin e popullsisë, por edhe krahasuar me vendet e rajonit jemi vendi me nivelin më të lartë të borxhit, qoftë në raporti me PBB, qoftë në raport me këtë detyrim që përmenda për cdo individ”, theksoi Civici.

Eksperti Arben Malaj ish-ministër i financave e lidh nivelin e borxhit publik me politikbërjen. Malaj sygjeron që miratimi i buxhetit dhe i borxhit publik në parlament të bëhet me shumicë të cilësuar

“Në këtë aspekt unë mendoj që politikat fiskale duhet të jenë të kujdesshme, nuk duhet të ndryshojnë shpesh. Rritja e të ardhurave duhet të vijë nga përmirësimi i administrimit i cili duhet të vijë me reforma, jo me veprime arbitrare. Por, ne nuk arritëm të kemi ligjin organik të buxhetit me shumicë të cilësuar. Ligji aktual i buxhetit është me shumicë të thjeshtë, mund të jetë një moment që të kalojë me shumicë të cilësuar”, theksoi Malaj.

Aktualisht Shqipëria e ka nivelin e borxhit publik 68.6 për qind ndërsa Qeveria  shqiptare synon që deri në fund të këtij mandati niveli i borxhit publik të arrijë nën 60 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button