Protesta kundër Trump, arrestohet aktorja e famshme

Susan Sarandon, aktorja e famshme,  e cila ka fituar një çmim Oskar për ‘Dead Man Ëalking’ në vitin 1996 dhe gjithashtu luajti në filmin ‘Thelma and Louise’ në vitin 1991 si edhe ‘The Witches of Eastwick’ në 1987, njoftoi arrestimin me anë të një postimi në Twitter, shkruan Class.

Aktorja Susan Sarandon ishte një nga 600 femrat e arrestuara gjatë një proteste kundër Trump në ndërtesën e Senatit Amerikan. Aktorja ishte në protestë në mbështetje të emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në SHBA dhe kundër ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre në kufirin jugor.

 Policia në Washington tha se 575 persona u akuzuan për demonstrim të paligjshëm të enjten.  Ajo është arrestuar edhe në vitin 1999 gjatë një proteste kundër të shtënave të policisë ndaj një të riu të paarmatosur afrikano-amerikan në New York.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button