Shekerinska me apel deri te opozita: Nuk guxojmë ta lëshojmë mundësinë historike!

Pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s në selinë e Aleancës në Bruksel, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në një intervistë për “360 Shkallë”, ka porositur opozitën se Maqedonia nuk guxon ta lëshojë këtë mundësi historike, njofton Portalb.mk.

“Apeloj deri te opozita dhe deri te qytetarët e Maqedonisë se shteti jonë nuk guxon ta lëshojë këtë mundësi historike. E pamë se çfarë çmimi paguam si shtet për shkak të lëshimit të mundësisë në vitin 2008. E pamë se sa ajo na kushtoi edhe në pikëpamjen e krizës politike edhe në pikëpamjen e problemeve të brendshme demokratike, medaitike dhe gjyqësore. 2018 shënon një dekadë pas vetos të vitit 2008 në Bukuresht. Për 10 vite Maqedonia e humbi hapin me thuajse të gjitha vendet në rajon, dhe në aspektin e integrimit në NATO, por edhe në BE”, deklaroi Shekerinska.

Ajo gjithashtu shtoi se pritet që Maqedonia të ketë bisedime të shpejta për anëtarësim në NATO.

“Porosinë e madhe të cilën na dha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg është se në qershor të këtij Samiti në Bruksel mund të presim që të korrigjohet padrejtësia e vitit 2008. Atë që nuk arritëm ta fitojmë në vitin 2008 në Bukuresht – ftesën për NATO, do ta fitojmë në korrik në Bruksel. Kuptohet se procesi për anëtarësim në NATO, ashtu sikur edhe te shtetet tjera, zgjat një periudhë të caktuar kohore. Atë që e ka paralajmëruar sekretari është se pret që negociata të shpejta, të cilat do të zgjasin disa muaj. Ajo nënkupton se në këtë vit ose në fillim të vitit tjetër Maqedonia do të fillojë të marrë pjesë në të gjitha takimet e NATO-s, thuajse si anëtare e plotë.”, tha Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button