Një vit prej kur PSP nuk ka mandat për akuza të reja – deri më tani 9 dënime me kusht dhe 3 me burg

Sot bëhen një vjet prej kur Prokuroria Speciale Publike ka dorëzuar 17 akuza deri te Gjykata Penale kundër 94 personave dhe 7 ndërmarrjeve. Bashkë me dy akuzat të cilat deri më atëherë ishin dorëzuar, PSP gjithsej ka 20 akuza. Ekipi i Katica Janevës njoftoi se një pjesë e hetimeve të reja tanimë janë duke përfunduar, megjithatë nuk ka zgjidhje për statusin e kësaj prokurorie, që të mundet edhe më tej të dorëzojë akuza, njofton Portalb.mk.

PSP punon edhe në kompletimin e hetimeve për lëndët “Talir”, “Tabela”, “Shërbimet e huaja”, “Drumarina”, “Rentgen”, “Producent”, “Liderë”, “Tarifa 2”, “Transportuesi 2”… Nga akuzat e dorëzuara deri më tani janë shqiptuar 9 vendime me burg të cilat nuk janë të plotfuqishme. Prokurorja Janeva ka deklaruar se mbajnë llogari edhe për vjetërsimin e veprave penale.

Lënda e parë për të cilën PSP në vitin 2017 fitoi vendim të shkallës së parë, ishte për shkatërrimin e dokumenteve për përgjim në lëndën “Fortesa 2”. Por, Gjykata e Apelit, përpara një muaji e shfuqizoi një pjesë të vendimin për ish eprorin e Drejtorisë së Pestë, Goran Grujoski dhe gjykimi për të duhet që të fillojë nga fillimi, në vjeshtë. Vendimet në këtë rast janë të plotfuqishme vetëm për zyrtarët e DSK-së të cilët morën dënime të kushtëzuara me burg. Vendim të plotfuqishëm ka edhe rastin “Dhuna”, në të cilin, Tomisllav Llazarov dhe Jordan Ristevski kanë pranuar fajin dhe gjithashtu kanë marrë dënime me kusht. Vjet, fajin eka pranuar edhe zyrtarja e DSK-së, Elena Xhilanova, për lëndë “Fortesa – Target”, e cila ka arritur marrëveshje me Prokurorinë dhe mori dënim me kusht.

Vendime të cilat nuk janë të plotfuqishme ka në lëndët “Tanku”, ku ish kryeministri, Nikolla Gruevski dhe ish ndihmës ministri, Gjoko Popovski, kanë marrë dënim me burg. Popovski u dënua me burg edhe për lëndën “Treqind”, për furnizimin e automjeteve policore. Vendim jo të plotfuqishëm gjithashtu ka edhe në lëndën “Tifani”, në të cilën, pas pranimit të fajin, mori dënim me kusht gazetarja, Ivona Talevska. Për lartësinë e dënimin është e caktuar seancë publike në Gjykatën e Apelit, ku PSP për të ka kërkuar dënim më të ashpër, transmeton Makfax.

Pritet që të shqiptohet vendim edhe për këndën “Trust”, pasi që janë caktuar për publikim 10 “bomba” të reja, si dëshmi shtesë të Prokurorisë Speciale dhe priten fjalët përfundimtare. Për lëndën më të vjetër të PSP-së, dhuna në qendër, ende nuk ka vendim. Gjykimet kanë filluar në vitin 2016, por thuajse edhe pas 2 viteve, përveç dy pranimeve të fajin, lënda është ende në fazën e procedurës së dëshmive.

Në draft strategjinë për reforma në sektorin gjyqësor për periudhën prej 2017 deri më 2022, shkruan se PSP-ja do të marrë kompetenca të zgjeruara, dhe do të ndjek edhe vepra penale të profilit të lartë të korrupsionit. Ende nuk dihet nëse PSP-ja do të vazhdojë të jetë autonome, ose do të jetë në korniza të Prokurorisë së rregullt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button