Zaev në Bruksel do të takohet me Hanin, Tuskin dhe Stoltenbergun

Kryeministri Zoran Zaev, bashkë me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, prej sot janë në takim dyditor në Bruksel, njofton Portab.mk.

Zaev gjatë ditës së sotme do të takohet me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk, me të cilin do të kenë edhe deklarata të përbashkëta për media. Kryeministri Zaev do të ketë takim edhe me eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han.

“Gjatë ditës së sotme, kryeministri Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar, do të ketë takim pune edhe me eurokomesarin zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han”, informojnë nga Qeveria.

Prej atje, sqarojnë se kryeministri Zaev, në orët e pasdites do të ketë fjalim edhe në forumin “Kran Montana”, në sesionin “Evropa Juglindore dhe hyrja e saj në Bashkimin e Evropian”.

“Ditën e nesërme, të premten, agjenda e kryeministrit, fillon me takim me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, pas së cilës do të ketë edhe konferencë për shtyp. Gjatë vizitës dyditore në Bruksel, kryeministri Zaev do të marrë pjesë edhe në takimin e punës të Partisë së Socialistëve Evropian”, informojnë nga Qeveria.

BE-ja kërkon nga Maqedonia: Vendime gjyqësore për korrupsion, pastrim me përgjimet dhe 27 prillin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button