Tetovë, sulmohet një person nga vëllai i tij

Një burrë nga Tetova 37-vjeçar me iniciale M.M. dje në polici ka denoncuar dhunë familjare që e ka kryer vëllai i tij J.M (49) dhe me të cilin një kohë të gjatë nuk kanë pasur marrëdhënie të mira, transmeton Portalb.mk.

Atë ditë rreth orës 12:00, J.M ka hyrë në shtëpinë e M.M dhe pas një diskutimi të shkurtër verbal, ai ka filluar ta godasë, së pari me grushte nëpër kokë, ndërsa kur e rrëzua për toke, me shkop prej druri e ka goditur nëpër trup. Më pas në ndihmë i ka ardhur kushëriri i tyre i cili e ka parandaluar J.M ta godasë.

Për një kohë të shkurtër, J.M është ftuar në stacionin policor të Tetovës dhe po punohet për zbardhje të plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button