Vendimi për datën në qershor të vitit 2019 dhe Marrëveshja për emrin në seminarin “Rose Roth”

Vendimi i Bashkimit Evropian për datën për Maqedoninë në qershor të vitit 2019 dhe Marrëveshja për emrin me Greqinë janë në fokus të seminarit të 98-të “Rose Roth” kushtuar integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor: përforcimi i procesit paqësor evropian, që do të mbahet në tre ditët e ardhshme në Shkup, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, vlerëson se vendimi i djeshëm i Këshillit për Punë të Përgjithshme i BE-së për të gjithë ne duhet që të jetë motivues që të bëjmë gjithçka që është e nevojshme.

“Nuk duhet të ndikojë në faktin se prolongohet fillimi, pasi që data caktohet, a ajo është në qershor të vitit të ardhshëm. Ajo duhet të jetë motivuese për të gjithë ne, që t’i bëjmë të gjitha përgatitjet që në afat sa më të shkurtër, të mbarojmë me kapitujt”, u përgjigj Xhaferi në pyetjen e deputetes nga Shqipëria.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, në fillim të fjalimit të tij shprehi, ashtu siç tha, kënaqësinë e madhe për fitimin e atës për bisedime në qershor të vitit 2019, ndërkaq për atë e uroi edhe Shqipërinë.

Sipas Zaev, vendimi i djeshëm është udhërrëfyes i qartë për ardhmërinë e shtetit tonë, na jep stimulim që të vazhdojmë më tej. Maqedonia, shtoi Zaev, do të vazhdojë të punojë në reformat për arritjen e qëllimit final – anëtarësimit në BE dhe NATO, për të cilën ka dhe konsensus shoqëror.

Kryetari i Asamblesë Parlametnare të NATO-s, Paolo Ali, tha se personalisht shpreson që liderët e Aleancës do ta ndjekin shembullin e BE-së. E përshëndeti Marrëveshjen për emrin duke theksuar se i njëjti është zhvillim i paparë deri më tani në marrëdhëniet mes dy shteteve.

Ish deputeti special amerikan i Ballkanitdhe zëvendës ndihmësi i sekretarit gjeneral të NATO-s, Xhejms Perdju, i cili u paraqit si një ndër folësit kryesor, në fjalimin Republikën e Maqedonisë, e ka përmendur me emrin që e parasheh Marrëveshja me Greqinë, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button