Koxias: Tre vende kërkojnë anulimin e bisedimeve me Maqedoninë

Gjithsej 25 vende anëtare të BE-së janë të gatshme që t’i fillojnë bisedimet hyrëse me Maqedonia dhe Shqipërinë, prej tani deri në verën e vitit 2019-të. Ndërkaq tre vende, Danimarka, Franca dhe Holanda, janë “për” që procesi të anulohet. Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, duke dalë nga Këshilli për Punë të Përbashkëta në Luksemburg, njofton Portalb.mk.

Ministri grek sqaroi se ka dy grupe të ndara në debatin që mbahet në Këshill. Njëri prej tyre ka shumicë prej 25 vendeve anëtare që të fillojnë bisedimet me Maqedoninë dhe Shqipërinë, ndërkaq tjetri prej 3 vendeve që të anulohen të njëjtat.

Duke dalë nga takimi, Koxias, deklaroi se ua ka sqaruar kolegëve në mënyrën më të qartë se situata gjeopolitike në rajon kërkon ndihmë për këto dy vende, dhe jo anulim, dhe se situata e brendshme në dy vendet kërkon stabilitet dhe siguri dhe jo krijim të problemeve të reja. Ministri grek ka theksuar se tani po bisedohet për kompromis që do të mundësojë hapjen e kapitujve nga bisedimet hyrjes të cilat do të duhet të zgjasin deri në verën e vitit 2019-të.

“Për ne është me rëndësi që ta bëjmë atë me Komisionin, i cili mirë e njeh situatën dhe problemet”, tha Koxias, duke shtuar se me populizëm, prej të cilit kanë frikë disa vende, nuk mund që të luftohet me hapa mbrapa. Ai, tha se e kupton prioritetin e dhënë nga disa vende për thellimin e reformave brenda Unionit, por thellimi mund të bëhet bashkë me zgjerimin.

BE ende pa vendim për fillimin e negociatave me Maqedoninë, Samiti mund të shtyhet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button