Zaev dhe Kurc e ftuan Makronin të mos e bllokojë Maqedoninë (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurc, e kanë ftuar presidentin e Francës, Emanuel Makron, që të mos e kundërshtojë hapjen e bisedimeve hyrëse për Maqdoninë, njofton Portalb.mk.

Kurc në konferencë të përbashkët me Zaevin, tha se shpreson që presidenti francez të sjell vendim proevropian.

Ashtu siç sqaroi ai, nuk bëhet fjalë për hyrje në BE, por për hapjen e bisedimeve, diçka që Maqedonia e meriton.

Sipas Kurcit, bllokada do të kishte pasoja ndaj referendumit për zgjidhjen e kontestit, me çka do të ndikonte negativisht në tërë rajonin.

Në konferencë për shtyp, Kurc e përdori emrin “Maqedonia e Veriut”.

Kryeministri Zaev, tha se e kupton debatin e brendshëm në Francë si dhe debatin që ekziston në tërësi në mbarë Evropën, por dhe se e përkrah zhvillimin e reformimit të BE-së duke shtuar se Maqedonia nuk kërkon pranim të menjëhershëm në Union.

Hapja e bisedimeve, sipas Zaevit, do ta rrit motivimin për vazhdim të reformave në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button