Botërori 2018, nesër 4 ndeshje të grupit E dhe F

Nesër do të zhvillohen 4 ndeshje në Kampionatin Botëror 2018 që po zhvillohet në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshjet në grupet E dhe F do të përfundojnë me 4 ndeshje që do zhvillohen nesër.

Në grupin F në orën 16:00 do të luhen ndeshjet Koreja e Jugut-Gjermani dhe Meksikë- Suedi.

Ndeshja Koreja e Jugut-Gjermani do të luhet në Kazan Arena, kurse ajo Meksikë-Suedi në Ekaterinburg Arena.

Para ndeshjeve të fundit në grup, Meksika ka 6 pikë, kurse Gjermania dhe Suedia nga 3 pikë. Koreja e Jugut e cila ka pësuar humbje në të dy ndeshjet e para ndodhet në vendin e fundit në grup.

Në grupin E, Serbia do të ballafaqohet me Brazilin në stadiumin Spartak në Moskë. Ndeshja tjetër në grup do të zhvillohet mes Zvicrës dhe Kosta Rikës, në stadiumin Nizhny Novgorod. Që të dy ndeshjet do të fillojnë në orën 20:00.

Në këtë grup Brazili dhe Suedia kanë nga 4 pikë, kurse Serbia ndodhet në vendin e 3-të me 3 pikë. Kosta Rika nuk ka pikë të fituara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button