Moti sot në Maqedoni

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut do të mbizotërojë edhe sot në Maqedoni. Në pjesët jugore të shtetit priten reshje më të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar verilindore, posaçërisht në perëndim dhe verilindje.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë në interval prej 9 deri 18 gradë, ndërsa e ditës prej 15 deri 22 gradë. UV indeksi do të jetë 5.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me reshje të përkohshme lokale të shiut dhe erë nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 15 gradë, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 24 gradë Celsius.

Deri të enjten moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe më i freskët me reshje të shiut. Më të rrëmbyeshme reshjet do të jenë në pjesët jugore dhe juglindore, ku nga e gjithë vala në disa vende pritet të biejnë mbi 50 l/m2, ndërsa lokalisht edhe mbi 75 l/m2 shi.

Nga e premtja paralajmërohet  mot më i ngrohtë me rritje të dukshme të temperaturës ditore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button