Thaçi: Koha për marrëveshje historike

Çka tha presidenti Thaçi në një konferencë për media lidhur me fazën përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi Çështja e kufirit me Serbinë do të jetë në tavolinën e bisedimeve deklaroi Presidenti, Hashim Thaçi, por siguroi se nuk do të lejojnë të cenohet asnjë milimetër i territorit të Kosovës, transmeton 21Media.

Në një konferencë për media Presidenti Thaçi ftoi partitë opozitare që t’i bashkohen ekipit të tij në bisedimet me Beogradin. Takimi i parë i fazës finale midis presidentit të Kosovës  Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të zhvillohet të dielën në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button