175 mijë denarë janë vjedhur mbrëmë në marktin “Oaza” në Tetovë (VIDEO)

Mbrëmë në orën 22:00 në rrugën “Shtipska” në marketin “Oaza 2″ në pronësi të 49-vjeçarit M.J. nga Shkupi, ka ndodhur një plaçkitje e rëndë nga gjashtë persona të panjohur të cilët kanë qenë me maska në fytyrë, dhe të armatosur me thika, ku njëri nga ata e ka bllokuar derën hyrëse të marketit, ndërsa të tjerët i kanë kërcënuar punëtorët të cilët kanë qenë në detyrë.

Nga e të punësuarës L.A. e kanë marrë të gjithë fitimin ditor dhe pastaj kanë ikur në drejtim të ,”Arabati baba teqe”  ndërsa sipas tregimit të pronarit, plaçkitësit në mënyrë joligjore kanë kryer përfitim pronësorë me vlerë prej 175 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.

Punohet në zbardhjen e plotë të rastit, gjetjen dhe identifikimin e kryerësve të kësaj plaçkitj.

Plaçkitet me armë marketi Oaza ne Tetovë (Video)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button