Plaçkitet me armë marketi Oaza ne Tetovë (Video)

Pesë persona të armatosur, i kanë kërcënuar të punësuarit dhe e kanë marrë fitimin ditor në marketin Oaza në Tetovë, njofton Portalb.mk. Policia po punon në zbardhjen e rastit. Marketi gjendet, ne afërsi të teleferikut në Tetovë. Policia nesër do të del me detaje për rastin.