Ndërtesa e Qeverisë nuk i reziston shiut

Nuk ka mundur t’i rezistojë shiut ndërtesa barok e Qeverisë. Gjatë ditës së shtunë, kur reshjet kanë qenë më intensive, objekti i Qeverisë është vërshuar nga uji, njofton Portalb.mk.

“Disa vente të hapura të qeverisë lëshuan.  Dhe nuk është hera e parë, pikon në çdo shi. Kështu është kualiteti i përpunimit. Uji shpërndahet nëpër tavan, nën dritat dhe abazhurët, ndërkaq më pas edhe më poshtë nëpër mure. Për atë, ne këtu nuk e mbledhim ujin me kova si te Arkivi Shtetëror”, thotë sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski për SDK.

Ai paralajmëroi se prej sot do të fillojnë që t’i rregullojnë, fasadat, tavanet dhe enterierin të cilat janë dëmtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button