MPB për protestën e kadetëve: nuk u ftuan për punë, sepse kanë kryer vepra penale

Kadetët që sot protestuan para Ministrisë për Punë të Brendshme (MPB) nuk e kanë kaluar testin e sigurisë, dhe për këtë nuk kanë nënshkruar kontratë pune, kështu u sqaruan nga MPB-ja, njofton Portalb.mk.

“Gjatë kontrollit të detajuar të sigurisë, është vërtetuar se 35 kadetë, që protestuan para MPB-së se pse nuk kanë nënshkruar kontratë pune, janë kryerës të veprave penale, dhe kjo është arsyeja se pse nuk janë pranuar në punë”, thonë për “Makfax” nga MPB-ja.

Përndryshe, 35 kadetë sot protestuan para MPB-së, për shkak se siç thonin ata, nuk u ftuan që të nënshkruajnë kontratë për punë, edhe pse trajnimin e kanë kryer me sukses.

Protestë para MPB-së: Pse nuk u ftuam në punë? (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button