Protestë para MPB-së: Pse nuk u ftuam në punë? (VIDEO)

Para Ministrisë për Punë të Brendshme, një grup i kadetëve që tashmë kanë mbaruara, siç thonë ata, me sukses trajnimin për punësim, kanë mbajtur protestë, për shkak se nuk janë ftuar për nënshkrim të kontratave të punës, njofton Portalb.mk.

“Jemi këtu pra MPB-së sepse nuk dimë se çfarë tjetër të ndërmarrim. Më 1 qershor, kolegët e klasës sonë nënshkruajtën kontratat pune, kurse ne mbetëm të manipuluar, dhe askush nuk ka u përgjigj, se pse nuk ishim të thirrur për të nënshkruajtur kontrata pune. Konkursi ynë u hap për 600 nëpunës policor, të cilët suksesshëm e mbaruan trajnimin, por që nuk nënshkruajtën kontrata. U thirrën vetëm 560 kolegë ndërkohë që ne as nuk kemi qenë në fund të ranguar, e as nuk na kanë munguar pikë. Ne kërkojmë nga ministri Spasovski, që të respektojë parimet e marrëveshjes së trajnimit, dhe se nuk do të lejojmë, që dikush pa ndonjë sqarim të na len në rrugë”, thanë protestuesit.

Ata kanë një pyetje: “Pse nuk u ftuam në punë?”.

Të pyetur se a keni kërkuar takim me ministrin për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, ata than: “Në mëngjes e thirrëm në telefon, na e dha një numër, pastaj ai numri na e dha edhe një numër tjetër, dhe aty u lajmëruam, por askush nuk e hapte”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button