Mediat greke: Zaev dhe Dimitrov nëpërmjet fotografive kanë dërguar porosi

Fotografitë nga Strumica, të publikuara dje në rrjetet sociale nga kryeministri, Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, nuk kanë ngelur pa u komentuar nga mediat greke, të cilat të njëjtat i interpretuan si porosi për Athinën, njofton Portalb.mk.

“Fotografi simbolike dhe porosi e Zaevit dhe Dimitrovit për Athinën: Në të njëjtën linjë”; “Zaev – Dimitrov: Në të njëjtën linjë dhe bashkë në pushim”; “Twitti i Zaevit me porosi për marrëdhëniet e tij me Dimitrovin”; “Shëtitje me motoçikleta dhe porosi e Zaevit deri te Athinë për çështjen e Shkupit”; “Zaev dhe Dimitrov voziten me motoçikleta”, janë disa nga titujt e portaleve greke.

Mediat greke i kanë transmetuar si fotografitë, ashtu edhe porositë që i ka dërguar Zaev dhe Dimitrov.

Zaev - Dimitrov
Zaev – Dimitrov me bashkëshortet e tyre

“Demant personal ndaj spekulimeve sipas të cilave ka mospajtueshmëri mes ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe kryeministri Zoran Zaev në lidhje me bisedimet për kontestin e emrit”, shkruan portali “Iefmerida”, transmeton Portalb.mk.

“Sipas të gjitha gjasave porosia që kanë dashur ta dërgojnë Zaev dhe DImitrov është – gjithçka është në rregull në lidhje  me kryeministrin e IRJM-së Zoran Zev dhe ministrin e MPJ-së Nikolla Dimitrob pas shkrimeve të shumta në  media se ekzistojnë mospajtueshmëri për çështjen e kontestit të emrit”, shkrua portali “Reader”.

“Kryeministri i Shkupit në një postim në rrjetet sociale, bashkë me fotografitë ka shkruar: Në të njëjtën linjë, duke dashur që t’i rrëzojë skenarët, sipas të cilave, ka qëndrim të ndryshëm me ministrin e tij, në lidhje me kontestin e emrit”, shkruan portali “Elefteros Tipos”.

http://portalb.mk/532921-zaev-do-te-bisedoje-ne-telefon-me-ciprasin-eshte-arritur-zhvillim-ne-bisedime-gjate-vikendit/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button