Aktori Visar Vishka – këshilltar i ministrit të Kulturës, Asaf Ademi

Aktori Visar Vishka nga Teatri Popullor i Maqedonisë, do të jetë pjesë e Kabinetit të ministrit të ri të Kulturës, Asaf Ademi, njofton Portalb.mk.

Ende nuk janë miratuar vendimet për ekipimin e ministrit të ri, por Vishka sipas të gjitha gjasave do të jetë këshilltar i Ademit për politika kulturore. Periudhën e fundit ai ishte i ekspozuar nëpër media si njëri ndër udhëheqësit e protestave për Almirin e vogël.

Ende nuk dihet se kush do të jetë shef i kabinetit dhe personi përgjegjës për marrëdhënie me publikun, pasi që nga Ministria është tërhequr edhe zëdhënësi i Allagjozovskit, Petrit Saraçini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button