Zaev: 2018-ta mund të jetë vit që do të mbahet mend, në korrik pres ftesë për hyrje në NATO

“Nëse drejtohemi të gjithë drejt zgjidhjes, 2018-ta mund të jetë vit që do të mbahet mend edhe për Republikën e Maqedonisë, por edhe për rajonin, edhe për BE-në dhe NATO-n. Për atë, jam optimist i palodhur dhe pres që në korrik Maqedonia të marrë ftesë për hyrje në NATO”, thotë mes tjerash, kryeministri Zoran Zaev për magazinën “KorD” e cila botohet në Beograd, ndërkaq për lexuesit e saj botohet edhe për përfaqësuesit e korit diplomatik të vendeve në rajon, por edhe për publikun e vendeve të Ballkanit, njofton Portalb.mk.

Në pyetjen nëse ndryshimet në Ballkanin Perëndimor e bëjnë faktor për stabilitet në rajon ose ende është rajoni që prodhon kriza, Zaev tha se Ballkani Perëndimor tregoi se mund të ketë udhëheqësi të përkushtuara, sinqerta dhe energjike, të cilët duan, munden dhe dinë që të vlerësojnë se çfarë është e nevojshme për qytetarët e tyre, por edhe më gjerë, pa kalkulime, që shtetet t’i vendosin në rrugën e drejtë.

“Nëse Ballkani Perëndimor ka qenë i forcë në pikëpamjet e saj drejt ardhmërisë, tani është ajo. Dhe ky është moment shumë i rëndësishëm. I njohëm nevojat për lidhje mes vete dhe bashkëpunim dhe i treguam Evropës së është e plotë, sigurt dhe stabile, vetëm me integrim të plotë të të gjitha vendeve që në mënyrë gjeografike, historike dhe kulturore i përkasin Ballkanit. Jemi faktor për stabilitet të Evropës, jo të jo-stabilitetit, nuk ka më mëdyshje. Është për përshëndetje që edhe Evropa e njohu dhe ia dha dorën Ballkanit Perëndimor”, theksoi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button