Është fundosur një motoskaf me migrantë në Antalya, 9 të vdekur (VIDEO)
Gjashtë nga nëntë viktimat e fundosjes së motoskafit në provincën turke të Antalyas, e cila ndodhi rreth dy orë pas mesnate, janë fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).
Oficerët e Rojes bregdetare në ora 02:22 morën një lajmërim se ka mundësi që motoskafi në të cilin ndodhen migrantë të paligjshëm është në rrezik ose është përmbytur.
Në vendngjarje u dërguan disa anije, një avion dhe helikopter i rojes bregdetare.
Ekipet e Rojes bregdetare shpëtuan tre burra dhe një grua ndërsa peshkatarët shpëtuan një burrë. Migrantët u nxorrën nga deti dhe iu dha ndihma mjekësore.
Janë nxjerrë trupat e një gruaje, gjashtë fëmijëve dhe dy burrave.
Migrantët e shpëtuar kanë thënë se në motoskaf ndodheshin 14-15 njerëz ndërsa vazhdojnë kërkimet edhe për një të zhdukur.