Erdogan: Aeroporti me kapacitet vjetor prej 90 milionë udhëtarësh do të hapet më 29 tetor

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dje në mitingun e madh në qytetin turk të Konyas tha se aeroporti i tretë në Stamboll do të hapet më 29 tetor të këtij viti, me një kapacitet vjetor prej 90 milionë pasagjerësh, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdogan dje ka vizituar qytetin turk të Konyas, ku iu drejtua qytetarëve të mbledhur në një nga sheshet e qytetit.

Ai theksoi se Turqia posedon sisteme të fluturakeve pa pilot me ose pa armë.

“Nga projektimi deri në softuere, të cilat do të jenë trend në të ardhmen në botë ne do të kërkojmë rrugët që të jemi më të avancuarit në këtë drejtim. Për të arritur këtë në do të konsultohemi me ata që janë më të mirët në botë për këtë”, tha Erdogan.

Duke kritikuar Partinë opozitare Popullore Republikane (CHP), Erdoğan ka thënë se vetëdija e CHP-së mund të jetë e vonuar 100 vjet, ndërsa ne (Partia AK) do jemi të kthyer drejt së ardhmes.

“Do të rrisim eksportet në 500 milionë dollarë. Më 29 tetor do të hapim aeroportin e tretë (në Stamboll). Jemi duke ndërtuar një aeroport me kapacitet vjetor prej 90 milionë udhëtarësh, i cili do të jetë një nga tre të parët në botë”, ka thënë Erdogan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button