Skuadra e madhe e Francës kërkon Balotellin

Mario Balotelli mund të vazhdojë karrierën në Ligue 1.
France Football raporton se Marseille po tenton të nënshkruajë me sulmuesin italian, transmeton Lajmi.net.

Balotelli ka pasur një fushatë të suksesshme në Francë kur për dy sezone ishte pjesë e Nice, ku shënoi 43 gola në 66 paraqite.

Forma e kaluar te Nice, ka bërë që shumë skuadra të shqyrtojnë mundësinë për të nënshkruar me Super Marion, përfshirë Parmën, Napolin dhe Romën.

Së fundi, kësaj liste i është shtuar edhe Marseille, që për trajner ka Rudi Garcia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button